Nishani takon ambasadorët e BE-së

22/01/2013 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani eshte takuar me ambasadoret e
vendeve anëtare të Bashkimit Europian të cilët i ka siguruar sipas
njoftimit për shtyp së Shqipëria do të përshpejtojë procesin e reformave
per te permbushur kriteret e kerkuara nga Bashkimi Evropian.

Më tej, Presidenti Nishani shpalosi vizionin e tij për reformimin e drejtësisë bazuar në rritjen e besueshmërisë në sistemin gjyqësor, nëpërmjet zbatimit të procedurave transparente bazuar në meritë për vlerësimin dhe promovimin në karrierë të gjyqtarëve.

Kreu i Shtetit vlerësoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pranuara nga të gjitha palët si një test për maturinë dhe funksionimin normal të demokracisë shqiptare dhe duke nënvizuar se pjekuria dhe përvoja e grumbulluar kanë shërbyer në krjimin e një infrastrukture ligjore dhe teknike efikase për zhvillimin e një procesi zgjedhor të standardeve evropiane, vuri në dukje se sfida e këtyre zgjedhjeve mbetet sjellja e përgjegjshme e faktorëve politikë para dhe pas zgjedhjeve.

Top Channel