Llalla-Leskaj: Bashkëpunimi i ngushtë KLSH-Prokurori

22/01/2013 00:00

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pritur në një takim ditën e
martë, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, të cilin e
ka garantuar se organi i prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të
veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhur me
çështjet e zyrtarëve që abuzojnë në ushtrimin e detyrave publike.

Nga ana e tij, edhe kryetari i KLSH, Leskaj shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për bashkëpunim të vazhdueshëm me organin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në administratën shtetërore

Në takim u diskutua edhe mbi rastet konkrete të referuara nga KLSH në organin e Prokurorisë gjatë muajit janar 2013. Për të gjitha këto raste, rreth 35 në total, prokuroritë e rretheve gjyqësore tashmë kanë nisur hetimet dhe brenda afateve ligjore procedurale do të vlerësohet mbi këto çështje.

Top Channel