Komisioni i jashtëm merr në shqyrtim rezolutën çame

22/01/2013 00:00

Komisioni i Jashtëm merr në shqyrtim rezolutën çame. Komisioni ka
përzgjedhur edhe dy relatorët, të cilët do të merren me shqyrtimin e
rezolutës çame gjatë mbledhjes sw tw martws, Fatbardh Kadilli nga PD-ja
dhe Skënder Minxhozi nga PS-ja.

Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame u dorëzua në Kuvend më 10 dhjetor 2012 nga dy deputetët e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Ndër kërkesat kryesore të kësaj rezolute janë hiqja e pengesave që nuk lejojnë gëzimin e lirë të të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë si dhe hiqja e ligjit të luftës nga ana e shtetit grek.

Rezoluta i kërkon Qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë Komisionet dypalëshe. Këto janë instrumente që kanë funksionuar më herët dhe që sot nuk funksionojnë më. Këto Komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me Traktatin e miqësisë dhe Konventën Europiane.

Top Channel