Hayek: Jeta në Francë, e mrekullueshme!

22/01/2013 16:00

U shpërngul nga Hollivudi për të jetuar në Francë pasi u martua me miliarderin François-Henri Pinault disa vite më parë dhe duket se Salma Hayek nuk është penduar aspak për këtë vendim.

Aktorja këmbëngul se jeta në Europë është shumë e bukur. Ajo tha për revistën ‘People’: “Kjo është një pjesë e bukur e jetës sime. Parisi është një qytet i mrekullueshëm. Është një eksperiencë e re për mua të jetuarit larg Hollivudit.”

Hayek është nënë e një vajze 5-vjeçare me emrin Valentina dhe njerka e tre fëmijëve të miliarderit francez Pinault, fëmijë që i ka nga dy marrëdhëniet e tij të mëparshme.

“Familja është bekimi më i madh që një njeri mund të ketë. Më pëlqen të gatuaj dhe të bëj pazar”, shtoi aktorja meksikane.

Top Channel