Berisha kërkon mandatin e tretë

19/01/2013 00:00

Në 22-vjetorin e Partisë Demokratike në Berat, Kryeministri Sali Berisha
u bëri thirrje shqiptarëve që, pavarësisht pakënaqësive dhe
vështirësive, të bashkohen rreth programit të Partisë Demokratike për të
realizuar së bashku integrimin evropian të vendit.

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se me votën e tyre të lirë shqiptarët do t’i japin pergjigje kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, qe sipas tij, ka vendosur interesat per pushtet personal, mbi interesat e vendit.

“Nga Berati mijëravjecar do t’i them Edi Rames se duke shkelur ligjet mund t’u ndertosh pallate, t’u zesh lulishtet dhe dritaret gjitoneve te familjes tende, por s’do mundesh kurre t’u bllokosh shqiptareve rrugen e integrimit, rrugën e Europës”, tha Berisha.
 
Gjithe pjesa tjeter e fjalimit te Kryeministrit Berisha ne Berat u përqendrua tek ekonomia e vendit, qe duket se do te jete edhe kryefjala e fushates se aferme elektorale.

“Pa diskutim qe kemi patur dhe do kemi veshtresi ekonomike, sepse ne e nisem kete rruge te tretit me te varfrit ne planet. Ne sot jemi vend me te ardhura te mesme te larta dhe ne nje hark kohor 7-vjecar ne kemi dyfishuar te ardhurat kombëtare. Ne keto vite te nje krize te thelle, ne ia dolem t’i rezistojme asaj, ia dolem te mos mbetemi as edhe nje dite te vetme ne recesion. Jo se ne ishim ndonje ekonomi gjigante. Jo. Ne jemi nje ekonomi e vogel. Por ne i rezistuam krizes, sepse ne investuam çdo qindarke qe morem nga taksat”, tha Berisha.
 
Ajo qe u vu re gjate fjalimit ne Berat ishte përpjekja e Kryeministrit per te vene ne dukje jo vetem ato qe i konsideron pika te forta te qeverisjes se tij, por edhe problemet gjate dy mandateve. Dhe me kete fryme duket se Partia Demokratike do te zhvilloje fushaten e saj per nje mandat tjeter.

“Ne nuk mohojme veshtiresitë, nuk mohojme të metat, nuk mohojme dobësitë, por ne kemi dëshmuar vendosmerine me te amdhe. Në Shqipëri ka korrupsion, por lufta kunder korrupsionit eshte çelesi i te gjitha suksesve tona. Pa kete lufte ne nuk do te mund te inkasonim kurre 9.2 miliardë dollare me shume”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk do te heqe taksen e biznesit te vogel, si premton kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pasi sipas zotit Berisha kjo do te shkatërronte sistemin fiskal ne Shqiperi. Duke konsideruar programin e Partise Demokratike me taksat e uleta si zgjidhjen me te mire per ekonomien e Shqiperise, Kryeministri Berisha premtoi se 4 vitet ardhshme do te jene vitet e investimeve publike dhe private dy here me të mëdha.

Deklaratat e Berishës, reagon Rama

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha nga Berati, ku renditi Shqipërinë mes katër vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter Rama shkruan:”Çfarë vetëmohimi duhet për ta votuar një Kryeministër që thotë Shqipëria e katërta në botë me Zvicrën e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare”.

Top Channel