PDIU: Të ndërtohet xhamia e Tiranës

18/01/2013 00:00

Shpëtim Idrizi i kërkoi Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë
së Tiranës të çojnë në vend premtimin për ndërtimin e xhamisë në
kryeqytet.

Kryetari i PDIU-së, pjese e mazhorances aktuale tha se ketij Komuniteti i janë marrë shumë prona, ku sot janë ngritur institucione shtetërore, ndaj nuk justifikohet se projekti ka mbetur i bllokuar për mungesë toke.

“Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha kanë dhënë disa deklarata publike. Nëqoftëse ka probleme prone ne jemi gati të propozojmë kompensim me prona shtetërore. Shumë institucione publike janë ndërtuar në prona të këtij komuniteti, ku nuk është marrë asnjë kompensim”, tha Idrizi.

Idrizi shprehu bindjen se Rezoluta Çame e depozituar ne Kuvend do te gjeje miratimin e ketij Parlamenti. Projekti ndodhet ne Komisionin e Puneve te Jashtme dhe sapo te perfundoje shqyrtimin ne te, rezoluta do te perfshihet nga konferenca e kryetareve ne kalendarin e punimeve te parlamentit, tha kreu i PDIU-së.

Top Channel