PD: Me se e ndërtoi Linda pallatin?

18/01/2013 00:00

Partia Demokratike, në një regaim të sajin lidhur me deklarimet e bashkëshortes së kreut të opozitës, tha se zonja Rama nuk shpjegoi se ku i ka gjetur 1 milion euro për ndërtimin e pallatit.

Kjo ndërtesë, sipas zëdhënëses së selisë blu Laura Vorpsi, nuk mund të ndërtohet me kursimet e pensionit.

“Falenderojmë zonjën Rama që tregoi për bashkëpunimin me Barjabën dhe dhënien e borxhit prej 100 milionë lekë pa interes. Ajo tha se pallati është pronë e xhaxhait pensionist dhe vëllait të punësuar. Zoti Rama bëri kurbanin e radhës, gruan e tij, për ta mbrojtur. Leja e pallatit është firmosur nga vetë zoti Rama. Zoti Rama, PD ju fton të bëni publike të gjitha faturat e pallatit”, deklaroi Vorpsi.

Top Channel