Afati për heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve në Preshevë ka prekur fundin sa i përket Qeverisë së Serbisë.
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të fillojë procedurat ligjore për heqjen e monumentit me emrat e dëshmorëve, por ky afat do të skadojë pas tetë ditësh, ndërsa janë paralajmëruar edhe padi kundër zyrtarëve të Bashkisë së Preshevës.

Presidenti Tomisllav Nikollic, ka deklaruar se shqiptarët dhe serbët do të duhej të gjenin një kompromis se ku duhet të qëndrojë Lapidari, por ka thënë se shqiptarët e dinë që është periudhë me rëndësi për Serbinë dhe qëllimisht provokojnë.

Mbështetje Qeverisë i kanë dhënë edhe veteranët e luftës. Ndërsa në Preshevë u mblodhën liderët shqiptarë, të cilët kërkuan ndihmën e Perëndimit për këtë problem. Ata thanë se nuk bëhet fjalë heqja.

“Jemi marrë vesh që të vazhdojmë me kërkesën tonë pranë ambasadave për vijuar dialogun, në mënyrë që të krijohet një mbështetje për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Ragmi Mustafa.

Në mediat serbe kanë qarkulluar informacione se lapidari ruhet nga snajperët, ndërsa Kuvendi Komunal legalizoi lapidarin me një rregullore të urbanizimit si të pranueshme.Qytetarët thonë se janë të mërzitur nga kjo histori dhe kërcënimet.

Top Channel