Afati për heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë ka numëruar fundin sa i përket qeverisë së Serbisë.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të fillojë proçedurat ligjore për heqjen e monumentit me emrat e dëshmorëve, por ky afat do të skadojë pas tetë ditësh, ndërsa janë paralajmëruar edhe padi kundër zyrtarëve të bashkisë së Preshevës.

Presidenti Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se shqiptarët dhe serbët do të duhej të gjenin një kompromis se ku duhet të qëndrojë lapidari, por ka thënë se shqiptarët e dinë që kjo është një periudhë me rëndësi për Serbinë dhe qëllimisht provokojnë. Mbështetje qeverisë i kanë dhënë edhe veteranët e luftës.

Ndërsa në Preshevë u mblodhën liderët shqiptarë, të cilët kërkuan ndihmën e Perëndimit për këtë problem. Ata thanë se heqja nuk bëhet fjalë.

Në mediat serbe kanë qarkulluar informacione se lapidari ruhet nga snajperët, ndërsa Kuvendi Komunal legalizoi lapidarin me një rregullore të urbanizimit si të pranueshme.

Qytetarët thonë se janë të mërzitur nga kjo histori dhe kërcënimet. Liderët e shqiptarëve kanë thënë se askush nuk ka të drejtë ta heqë lapidarin që u bë mollë sherri dhe ngriti tensione. Ata kanë thënë se gjykata duhet të thotë fjalën përfundimtare.

Top Channel