Vdekja e italianit,kërkohet riekspertim për mjekimin

15/01/2013 00:00

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar një ekspertim të dytë nga mjekësia
ligjore për vdekjen e 27-vjeçarit Luca Olivoto, i cili ndërrroi jetë
vitin e kaluar në Shqipëri, pasi në përfundim të eksperzitës së parë
grupi i hetimit nuk ka marrë përgjigje, nëse kemi të bëjmë apo jo me
mjekim të pakujdesshëm nga 61-vjeçari nën hetim Tullio Simoncini.

Sipas dokumentave qe Top Channel disponon, Prokuroria kerkon riekspertim per te pare se si eshte mjekuar ne vendin tone 27-vjeçari italian e per te hedhur drite mbi tre pyetje, qe u japin ne fakt drejtim edhe hetimeve ndaj mjekut italian Simoncini.

Pyetjet e prokurorëve janë:

– A do e kishte ardhur vdekja e te riut italian me 18 tetor 2012 nga semundja e kancerit, nese nuk do i ishte nenshtruar nderhyrjes dhe mjekimit ne nje spital privat ne Tirane?

– Ne kushtet ne te cilat ka vdekur Olivoto a konstatohen elemente te mjekimit te pakujdesshem nga ana e personelit mjekesor te ketij spitali?

– Nese konstatohen elemente te mjekimit te pakujdesshem, pyesin me tej prokuroret, a kane ndikuar keto elemente ne shkaktimin e vdekjes se shtetasit Luca Olivoto, apo është pershpejtuar semundja e kancerit tek i ndjeri per te sjelle me shpejt pasojen?

Prokuroret e çeshtjes i bashkelidhin kerkeses se tyre per riekspertim mjeko-ligjor edhe kartelen mjekesore numer 20 te te riut italian, si dhe fotokopjet e deklarimeve te personelit mjekesor te spitalit privat. Sipas dokumentave qe Top Channel disponon ne akt-ekspertimin e mjekësisë ligjore te perfunduar, por qe u konsiderua i pa vlere per hetimet ekspertet thone se Luca Olivoto ka vdekur nga edema polmonare akute, ne nje subjekt me tumor malinj i trurit i trajtuar me bikarbonat natriumi.

Ekspertet vijojne duke shpjeguar se nga te dhenat e aktit toksikologjik, në trupin e te ndjerit u zbuluan prani te medikamentit valium, ndersa nga te dhenat e karteles vijohet me tej rezulton qe i ndjeri ka marre bikarbonat natrumi ose sode buke ne rruge venoze apo edhe me oksigjen maske.

Top Channel