Musa Skura, kurim të specializuar në Itali

15/01/2013 00:00

Shefi i Krimeve të Burrelit Musa Skura, i plagosur mbrëmjen e së dielës
gjatë një operacioni policor, u nis në mesditën e të martës drejt një
spitali më të specializuar në Foxha të Italisë.

Kreu i policisë kriminale të Burrelit, u nis me një avion sanitar, nga aeroporti i Rinasit drejt Italise, dy ore më vonë se c’ishte parashikuar, kjo për shkak edhe të gjendjes së vështirë shëndetësore ne te cilen ai ndodhet.

Plumbat i kane pershkuar disa organe te trupit dhe mjeket prisnin stabilizimin e gjendjes se tij per ta shkeputur nga aparaturat ne Spitalin Ushtarak dhe per ta shoqeruar me autoambulance drejt Rinasit, nga ku edhe do te nisej.

Kjo u deklaruar edhe nga vete mjeket e spitalit se, vonesa po behej qe Skura te mos pesonte ndonje incident gjate transportit per ne Rinas e me tej drejt Italise. Gjate percjelljes se tij drejt Italise kane qene prezent ministri i Brendshem Flamur Noka e ai i Shëndetësisë Vangjel Tavo, si edhe kreret me te larte te Policisë  Shqiptare.

Dërgimi në Itali për një mjekim më të specializuar u paralajmërua ditën e hënë nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

 

“Po punojmë për ta transferuar komisarin në një nga spitalet më të specializuara që ka Italia, ai në Foxha. Është më i miri”, ka thënë Noka.

Plagosja

Gjatë operacionit në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë, që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skurra i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy të kërkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë hapën zjarr drejt policisë.

Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri mbeti i plagosur rëndë komisar Musa Skura dhe njëri nga të kërkuarit, Fitim Alla, 19 vjeç. Burime nga policia konfirmuan se i  plagosuri tjetër, 19-vjeçari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar, u dërgua në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas po të njëjtave burime, u shoqëruan për në polici edhe dy persona të tjerë, Vilson Milkurti dhe Riges Lifja, rreth 20 vjeç, të dyshuar dhe këta si pjesëtarë te grupit. Policia bëri të ditur se forca të shumta policore të përforcuara nga forcat speciale shkuan për kontroll në fshatin Suç, pasi mendohet se mund të ketë armë dhe municione të tjera të fshehura nga persona të ndryshëm.

Top Channel