Megan Fox, në formë të shkëlqyer

15/01/2013 19:25

Megan Fox i është rikthyer formës së shkëlqyer pas lindjes së djalit të saj Noah katër muaj më parë dhe nëna e re ka treguar krenare trupin e saj në kopertinën e revistës ‘Esquire’.

Aktorja 26-vjeçare, e cila konsiderohet nga shumë meshkuj si femra më seksi e planetit, theksoi në intervistën për këtë revistë se nuk ndihet mirë të shihet vetëm si një “sex symbol”.

“Dua që të kujtohem si një aktore e talentuar. Deri tani kam qenë vetëm një figurë, një imazh, një pozë… Dua që kjo gjë të ndryshojë”, shprehet Fox, e cila theksoi se bën një jetë shumë të “pastër”.

“Nuk marr pilula, nuk më pëlqen alkooli dhe nuk më pëlqen të humbas kontrollin në publik”, deklaroi aktorja e cila u bë e famshme për interpretimin në filmin ‘Transformers’.

Top Channel