Lezhë, romët shpëtojnë foshnjën

15/01/2013 00:00

Eraldo është vetëm 22 muajsh me emër, por pa mbiemër. Megjithese e
shkurtër, historia e jetës se tij është e trishte. Dy vite me pare, i
porsalindur eshte braktisuar nga e ema biologjike, ne nje familje te
varfer pjese e komunitetit rom ne qytetin e Lezhës.

Eraldo i vogel hyri ne jeten e tyre dhe ata u kujdesen per të çdo dite, sikur te ishte djali i tyre. Elvira Dungaj, tregon kur femijen ia sollen ne shtepi.

“Nena bashke me femijen erdhen mbremjen e 5 marsit dhe me kerkoi qe te rrinte ne shtepine time per nje nate. Në orën 5 të mëngjesit më la fëmijën këtu dhe iku”, thotë Dungaj.

Pavaresisht varferisë ajo nuk kerkon ndihme ekonomike, e vetmja kerkese e saj është që ta adoptoje ligjerisht femijen qe po rrit vete.

“Unë kam dy vjet që e mbaj fëmijën dhe unë tani kam dëshirë ta birësoj ta mbaj në familjen time. I lutem shtetit që të më japë këtë mundësi, nuk kam nevojë për gjë tjetër, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetoj”, thotë Dungaj.

Eraldo i vogel ka gjetur ngrohtesinë e dy prinderve, të cilet kanë bërë të pamundurën për ta rritur. Ai tashme e ka nje familje, prinderit e rinj dhe dy motrat rome qe nuk e braktisin sic beri nena e tij.

“Unë nuk ja jap më fëmijën nënës biologjike, sepse ajo e la vetë këtu, unë nuk ia mora forcërisht. Unë asnjëherë nuk ja jap fëmijën. Unë e kam rritur prej dy vjetësh me aq sa kam pasur mundësi”, thotë gruaja.

Top Channel