“Fiks Fare” zbulon lidhjet me familjen Berisha

15/01/2013 00:00

Emisioni “Fiks Fare” zbulon identitetet e plota të 15 protestuesve që Partia Demokratike çoi te Pallati i Hasan Bashës.

Nisur nga shkrimi i gazetës “Shqip”, emisioni “Fiks Fare” investigoi lidhur me personat që protestuan te Pallati i përfolur si i Linda Bashës, gruas së kryetarit të Partisë Socialiste, të cilët rezultojnë të jenë të afërm të familjes Berisha dhe drejtuesve të punonjësve të zonës. Protestuesit rezultojnë të jenë të gjithë punonjës të administratës.

Një grup personash kanë dalë ditën e premte para televizioneve, duke shprehur indinjatën për ndërtimin e kësaj godine, pallatit ku pronar është Hasan Basha, pasi sipas tyre, ishte prishur lulishtja. Por banorët e lagjes kanë kundërshtuar “protestuesit”, duke i kërkuar të largohen, pasi po gënjenin dhe po u binin në qafë pronarëve të ligjshëm. Qytetarët që bënë “protestën”, nuk ishin fare banorë të bllokut, madje as të lagjes, por kujdestarë të Qytetit Studenti, nëpunës të administratës, banorë në lagje të tjera, madje edhe njerëz me lidhje të afërta me Kryeministrin, familjen e tij dhe persona të afërt me pushtetin.

Njerëzit e mbledhur janë larguar menjëherë, por në orët e darkës, së datës 11 janar, nisën të zbuloheshin identitetet e “protestuesve”. Partia Demokratike ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ka reaguar duke kërkuar transparencë për paratë që janë siguruar për të ndërtuar godinën.

Gazeta “Shqip”

FOTO GALERI
1/16

Top Channel