Britani, në kërkim agjenti shqiptar

15/01/2013 00:00

Elidon Habilaj nga Vlora përpara 13 vjetësh ka kërkuar azil në Londër si
kosovar me emrin Bekim Ademi, duke fituar përmes mashtrimit shtetësine
britanike, por edhe duke mundur të punesohet me pas edhe ne Policine
Metropolitane te Londres dhe madje edhe ne Agjensine britanike te Luftes
kunder Krimveve te Renda dhe Serioze, SOCA-s.

Habilaj u pikas pas nje verifikimi te profilit te tij te identitetit nga kjo agjenci. Per keto akuza te perfitmit permes mashtrimit, ai u shpall fajtor dhe u denua me 18 muaj burg nga Gykata e Kurrores ne Snaresbrook ne Londren lindore.

Gjykatesi Simon Wilkinson tha se “Habilaj pretendonte se ishte nga Kosova dhe fabrikoi nje numer mizorish per te fituar simpatine”.

Ne proces u tha se ai pretendonte se i kishte te thyer pese dhembet e para nga policia serbe  dhe vellai i kishte vdekur nga torturat, nderkohe prinderit i kishin vdekur. Dokumentacioni autentik i paraqitur ne proces vertetonte se ai ishte nga Shqiperia dhe nuk kishte vella dhe prinderit i kishte gjalle.

Procesi ndaj 35-vjecarit Elidon Habilaj u zhvillua pa pranine e tij pasi ai nuk u paraqit ne gjykate dhe ndaj tij me pare ishte leshuar nje urdher-arresti. Ai ishte arretsuar dhe liruar me kusht, por mendohet se eshte larguar nderkohe nga Britania.

Ne nje kerkim ne internet nje person me emrin Elidon Habilaj paraqitet  ne nje blog te njohur shqiptar, si i 16 ne nje liste te personave qe kane aplikuar si kandidate per postin e Avokatit te Popullit ne Shqiperi, perpara disa kohesh, informacion qe nuk mund te verifikohet ne menyre te pavarur.

Nuk dihet se cdo te behet me shtetesine e tij britanike e cila duket se eshte e veshtire per t’u hequr, por autoritetet kane filluar te shqyrtojne mundesine e ekstradimit te tij per ne Britani nga kudo qe te ndodhet.

Top Channel