Arrestohen grabitësit e autobusit

15/01/2013 00:00

Policia ka prangosur dy vëllezër të dyshuara si autorë të grabitjes së autobusit të linjës Tiranë-Sarandë, ngjarje e regjistruar në orët e para të ditës së hënë.

Të arrestuarit janë dy vëllezërit Babush dhe Melsen Ruçi. Sipas policisë, dy të ndaluarit janë me precedentë pasi në të shkuarën janë skeduar si autorë të grabitjes së një magazine.

Autobusi i linjës Sarandë – Tiranë është grabitur pak minuta pas mesnate në dalje të Tepelenës pranë fshatit Majkosh nga dy persona të armatosur. Grabitesit qelluan në ajër tri herë rresht dhe më pas drejt autobusit.

Një plumb ka përshkuar xhamin e kabinës në anën e drejtuesit të mjetit dhe ciflat kanë gërvishtur disa pasagjerë të vendeve të para.

Autobusi ka lëvizur menjëherë më pas nga vendngjarja sipas drejtuesit të mjetit dhe ndihmësit të tij për t’u larguar sa më shpejt nga grabitësit nga frika e ndonjë sulmi të dytë.

Top Channel