Peshkopi, “digjen” 800 mijë dollarë

14/01/2013 00:00

800 mijë dollarë që u investuan në ndërtimin e një tregu në qytetin e
Peshkopisë rezultuan një investim pa vlerë për shkak se tregu që
përfundoi së ndërtuari në vitin 2009 nuk u vu asnjëherë në punë.

Sipas drejtuesve te Bashkise se Peshkopise ne kete treg nuk shkoi asnje nga tregetaret e qytetit. Pasi u la per 4 vjet pa pune dhe duke u demtuar, bashkia tani ka vendosur qe tregun per te cilin u investuan 800 mije dollare ta ktheje ne parkim per repartin zjarrefikes dhe te mjeteve te mirembajtjes se rrugeve.

Tregu eshte ndertuar me nje kredi te Bankes Boterore per te ndihmuar fermeret per te shitur produktet e tyre, por neglizhenca e autoriteteve per te vene rregull ka bere qe investimi te rezultoje tererisht i kote.

Top Channel