Lezhë, humb jetën çifti i të moshuarve

14/01/2013 00:00

Një çift të moshuarish, Pal dhe Dava Boçi, 78 dhe 75 vjeç, janë gjetur të asfiksuar në banesën e tyre, në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës.

Dyshohet se shkak i asfiksimit është bërë tymi i sobës, që çifti i të moshuarve përdornin për t’u ngrohur.

Pas marrjes së informacionit, në banesë mbërritën në të njëjtën kohë ambulanca, zjarrfikëset dhe policia. Pas hetimeve, policia tha se të moshuarit janë asfiksuar nga tymi, që mbrëmjen e së hënës.

Trupat e pajetë të Pal dhe Dava Boçit u dërguan në morgun e qytetit, ku edhe do të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për saktësimin përfundimtar të rrethanave të vdekjes së tyre.

Top Channel