Harta sizmike e Shqipërisë

14/01/2013 00:00

Të gjitha ndërtimet, banesat, digat, por edhe urat duhet të ndërtohen pasi të kenë bërë studimin e sizmiologjise.

Profesor doktor Eduard Sulstarova, përmes monografise me te fundit “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vleresimi i probabilitar te rrezikut sizmik në Shqipëri”, ka vene ne dukje mungesen e zbatimit te ligjit per kete fenomen   

“Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropa. Shqipëria është goditur nga tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz. Në vitin 1995 Qeveria nxorri një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmiologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera. Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, thotë profesor Sulstarova.

Pas 30 vjetesh, profesor Sulstarova përmes ketij studimi ka nxjerre hartat e reja te shpërndarjes sizmike, te cilat duhet te miratohen nga Keshilli i Ministrave ne menyre qe te jene te detyrueshme per te gjithe ndertuesit ne vend.

“Pretendojmë dhe kërkojmë nga Qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit 80 që është edhe sot në fuqi”, thotë Sulstarova.

Te dhenat qe ndodhen ne kete studim i cili eshte pare edhe nga eksperetet e huaj krijojnë mundësinë që të projektohen dhe ndërtohen veprat antisizmike, të afta dhe të sigurta që t’i rezistojnë tërmeteve të prognozuar: godina, diga, tunele, ura, rrugë, porte detare, aeroporte, etj.  

Top Channel