Shkodër, kryeplaku vret 50-vjeçarin

12/01/2013 17:30

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Autori i ngjarjes Hile Caku, 52 vjeç punonjës i Policise Pyjore dhe kryeplak i fshatit Bërdicë ka qëlluar me armën e shërbimit komshiun e tij Lazër Paloka, 50 vjec duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugicën e fshatit pranë banesave ku jetonin autori dhe viktima. Mes tyre fillimisht ka pasur një debat të ashpër dhe më pas janë dëgjuar krismat e armës ku viktima ka marrë vetëm një plumb që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar. Sipas policisë shkak është bërë një debat i ccastit që dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ndërkohë banorë të zonës pohojnë se mes autorit dhe viktimës kishte disa ditë që kishte nisur një konflikt serioz.

Policia aktualisht është duke mbajtur në mbikqyrje banesat e autorit dhe viktimës për të parandaluar ndonjë përplasje mes palëve për faktin se dy shtëpitë ndodhen pranë njëra-tjetrës.

Top Channel