Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mbledhur në Kuvendin e
Këshilltarëve Shqiptar për të diskutuar lidhur me problemin e Lapidarit
të Dëshmorëve.

Por, situate është tensionuar pasi një ditë më parë sërish ka bërë komente kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se lapidari duhet hequr nga qendra e Preshevës, në jug të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët.

Serbia, nga ana tjetër, është duke ngritur një përmendore për dëshmorët e saj, policët serbë të rënë gjatë konfliktit, në fshatin Lluqane afër Bujanocit, ku jetojnë vetëm shqiptarët.

Deklarata politike e shqiptarëve, e siguruar nga Top Channel, ka siguruar një kopje. Në pikën dy thuhet se Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar mbron të drejtën për simbolet që shprehin identitetin kombëtar shqiptar dhe kundërshton çdo mënyrë të dhunshme të largimit të simboleve kombëtare, përfshirë Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit.

Deputetët shqiptarë do të vazhdojnë debatin e tyre për të marrë një vendim nëse do të përshtaten me kërkesat e Serbisë ose jo, por kjo sipas tyre, ka shkaktuar problem të sigurisë për shkak të kërcënimeve.

Top Channel