Sarandë, plumba ndaj policisë

11/01/2013 20:30

Policia e Sarandës arriti të sekuestronte 200 kilogramë hashash, në një operacion gjatë të cilit dy trafikantët hapën zjarr ndaj forcave të rendit.

Ngjarja e ndodhur pasditen e së premtes, në vendin e njohur si Varrezat e Çifligut, u komunikua zyrtarisht nga drejtoria e policisë së qytetit bregdetar.

Dy persona ishin dy transportuar lëndën narkotike nëpërmjet një mushke për në Greqi, kur përfunduan nën rrethimin e policisë.

Të ndihmuar nga errësira, trafikantët hapën zjarr ndaj efiktivëve dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ku lanë sasinë e drogës.

Policia e Sarandës informoi se është vënë në ndjekje të autorëve të këtij rrjeti narkotik, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

Ndërkohë, autoritetet greke janë vënë në dijeni për ngjarjen dhe për mundësinë që trafikantët të tentojnë të hyjnë ilegalisht në fqinjin jugor për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Top Channel