Ndërtimi i rrugës së Kokonozëve, reagojnë banorët

10/01/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Kokonozëve në Tiranë, si dhe ndërtimin e kolektorit pranë saj.

Por një gje e tille ka hasur në kundërshtinë e disa banorëve, të cilët thonë se rruga po ndërtohet në pronë te tyre dhe se bashkia e Tiranës nuk ka bërë shpronësimin dhe likujdimin e tyre.

Me një vlerë prej 66.7 milionë lekë rruga do të ketë parametra bashkëkohore me sistem kanalizimesh, ndriçim e të tjera. Nderkohe qe kryetari i Bashkise premton dhe kompensimin e banorëve.

“Inspektoj fillimin e punimeve, jo vetëm për mbulimin e kanalit, pra ndërtimin e kolektorit me parametrat më të mira të mundshme, por edhe ndërtimin e një rruge mbi këtë kolektor me një gjerësi prej 7 metrash dhe dy trotuarë nga dy metra, me mbi 150 fidanë pemë, me ndricim në të dy anët e rrugës dhe me të gjithë infrastrukturën tokësore për ujësjellës kanalizimet, si dhe për kabllot optikë dhe telefonikë.Cdo centimetër pronë private do të evidentohet dhe do të futet në procedurat e shpronësimit”, tha Basha.

Punimet per ndertimin e rruges se Kokonozeve dhe kolektorit, pritet te perfundojne brenda 8 muajve.

Top Channel