Banda shqiptare në Londër

10/01/2013 19:35

Policia Metropolitane e Londrës, pas një operacioni 3-mujor arriti te neutralizojë bandëen shqiptare të plaçkitësve që operonte në veri dhe në rrethinat e kryqytetit britanik.

Nga tetë pjesëtarët e bandës, tre prej tyre, Elton Kalaj, 27 vjeç, Arben Lecini, 35 dhe Klodian Haliti, 30, janë dënuar me nga 2 deri në 5 vjet e gjysmë burgim.

Detektivët e Komandes Metropolitane të Luftës kunder Krimeve të Renda dhe atij të Organizuar thonë se në grabitje përdorej një “modus operandi” i përbashkët për vjedhjen e kasafortave të disa bizneseve.

Ne gjykaten ne Kurorës ne Harrou, sipas shtypit vendas, plaçkitësit shqiptarë operonin në orët e vona të mbremjës, duke çaktivizuar së pari sistemet e alarmeve dhe duke përdorur pajisje të posaçme për hyrjen në mjediset e bizneseve tregëtare.

Pjestarë të tjerë të bandes ruanin jashtë, ndërkohë që të tjerë përdornin pajisje të posaçme për ngarkimin e kasafortave të rënda, të cilat transportonin më pas në një destinacion tjetër për t’i zbrazur.

Detektivët britanikë besojnë se kjo bandë kryente të paktën një plaçkitje në javë gjatë një periudhe 3-mujore.

Sipas kryededektivit Graeme Simpson, të kesaj njësie të Policisë Metropolitane të Londres, “kishim të bënim me një grup plaçiktësish mjaft të organizuar, të cilët takoheshin rregullisht për të planfikuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas tij, ata kanë vjedhur 150 mijë stërlina në periudhen dhjetor 2011, deri ne mars te 2012, por dëmet ndaj bizneseve për riparimet, humbja e të ardhurave dhe kostot e tjera vleresohen ne disa qindra mijëra stërlina.

Policia britanike është, duke u koordinuar me autoritetet e emigracionit për të parë nëse pjestarët e ketij grupi kanë bërë shkelje të ligjeve të emigracionit dhe paraprakisht, për të parë mundesine e riatdhesimit të tyre në Shqipëri.

Top Channel