Tiranë, terrorizon me armë fqinjët

09/01/2013 00:00

Terrorizon me armë lagjen, arrestohet në banesë autori i ngjarjes së
ndodhur në mesditë, pranë rrugën “5 maji”, në Tiranë. Paraprakisht
mësohet se 40-vjeçari Gjergj Laci ka qëlluar në ajër me një armë tip
automatik, e më pas është mbyllur në banesën e tij.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë rrethuan zonën menjëherë dhe pas negociatave që zgjatën rreth 30 minuta, arritën ta bindin atë të vetdorëzohet.

Banorët e zonës, të përfshirë nga paniku, u mbyllën të terrorizuar në shtëpitë e tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Nuk dihet ende motivi që e ka shtyrë këtë person të terrorizojë qytetarët, ndërkohë që policia pritet të sqarojë zyrtarisht rrethanat e ngjarjes.

Top Channel