Leo Messi, dedikim për Gerd Muller

09/01/2013 14:10

Leo Messi ka kujtuar Gerd Muller-in pasi i theu rekordin e golave të shënuar për një vit kalendarik duke i dërguar një fanellë të dedikuar të Barcelonës.

Ylli argjentinas, i cili të hënën fitoi Topin e Artë për herë të katërt radhazi, ka shkruar në fanellë: “Për Gerd Muller. Respekt dhe admirim. Të përqafoj!”

Fanella e Messi-t u shoqërua edhe me një letër të presidentit të klubit katalanas, Sandro Rosell, për Karl-Heinz Rummenigge, drejtorin ekzekutiv të Bayern Munchen.

Në tekstin e kësaj letre, sipas ‘Marca’, Rosell shpreh “vlerësimin për figurën e Gerd Muller” dhe konsideron rekordin e ish-sulmuesit gjerman “një motiv dhe stimul më shumë për Messi-n”.

Leo Messi shënoi 91 gola në vitin 2012, ndërsa Gerd Muller kishte shënuar 85 në vitin 1972.

Top Channel