Durrës, Shaban Norja kërkon gjykim të shkurtuar

09/01/2013 00:00

81-vjeçari Shaban Norja, që vrau dhe gjymtoi kufomën e Ajshe Vatës,
shtatzënës 18-vjeçare nga fshati Xhafzotaj, është shfaqur i qetë dhe me
jelek antiplumb në seancën e parë të procesit gjyqësor që nisi sot në
Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit.

Ndonëse në sallën e gjyqit nuk ka qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e tij dhe as të viktimës Ajshe Vata, policia ka marrë masat e saj të sigurisë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

I akuzuari i ngjarjes se rende eshte future ne sallen e gjyqit me nje jelek antiplumb. Avokati mbrojtës Osman Dashi ka kërkuar gjykim të shkurtuar për vrasësin e Vatës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ai tha se Norja është thellësisht i penduar për krimin e kryer në tetor të vitit të kaluar. Ndaj kërkesës së mbrojtjes nuk ka shfaqur kundërshtim as prokurori i çështjes Sokol Nishani, ndërkohë që trupi gjykues i kryesuar nga kreu i gjykatës Ervin Metalla është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes. Seanca e radhës do të zhvillohet në mesditën e 24 janarit.

Top Channel