Pagesat e paraplegjikëve, Ksera: Nuk kemi patur para

08/01/2013 00:00

Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera, i ka cilësuar të
drejta kërkesat e para dhe tetraplegjikeve në protestat e tyre.

Gjate tre muajve te fundit Qeveria nuk ka përmbushur detyrimet ndaj kësaj shtrese, duke mos iu dhënë asnjë nga pagesat e miratuara në ligj.

Ministri i Punës sqaron se pengesat kanë ardhur edhe nga pushteti vendor dhe pagesat do të kryhen brenda pak ditësh.

“Nga ana e pushtetit vendor pati mosrakordime të kërkesave. Në disa njësi vendore ka patur probleme të mbështetjes me financim edhe nga ana e Ministrisë për vetë arsyen se komisionet mjeko-ligjore për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, e kishin rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e përfituesve, gjë që nuk e kishim parashikuar në buxhetin tonë. Ju premtoj që viti 2013 nuk do të ketë problematika të tilla”, tha Ksera.

Prej disa muajsh, para dhe tetraplegjiket kane protestuar ne menyre intensive duke kerkuar qe shteti te zbatoje ligjin duke iu dhene pagesat. Gjendja e tyre ekonomike dhe shendetesore eshte shume e veshtire dhe ne shume qytete te vendit pushteti vendor eshte shprehur se nuk ka buxhet per ta. Kete vit Ministria e Punës ka premtuar se do te reformoje skemen ne menyre qe vonesa te tilla te mos perseriten me.

Top Channel