Paraplegjikët në protestë

07/01/2013 00:00

Personat me aftësi të kufizuara, pjesë e Aleances Kuq e Zi kanë
protestuar para Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta lidhur me
mosdhënien e pagës së aftësisë së kufizuar që prej tre muajsh.

Sipas tyre, ndonëse Qeveria i dha shpërblim vetes dhe administratës këta persona u lanë pa bukë e jo më të festonin, si e gjithe pjesa tjetër e shoqërisë.

“A mos vallë ne persona me aftësi të kufizuar jemi më pak shqiptarë se pjesa tjetër e popillsisë? Si mund të lihemi ne pa bukë, duke na privuar nga kjo e drejtë dhe në këtë mënyrë p[ersonat me aftësi të kufizuara janë në një krizë urie. Qeveria në fund të vitit shpërbleu veten dhe administratën duke lënë personat me aftësi të kufizuar në njëkrizë mbijetese”, tha Ervis Muha, nga Departamenti i Aftësisë së Kufizuar në AK.

Në shume komuna e bashki te vendit personat me aftesi te kufizuara, te cilet nuk kane asnje mundesi tjeter per te mbijetuar, nuk kane marre ende pagesen mujore qe u eshte percaktuar ne ligj.Drejtues te pushtetit vendor thone se nuk kane buxhet per t’i likujduara ata. Me problematike situata paraqitet ne komunate e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Fierit, Lezhes, Pogradecit e te tjera .

Top Channel