Disa zona në metropolin shqiptar, gjatë monitorimit në vite nga
ekspertët e mjedisit kanë rezultuar me përmbajtje të lartë radoni, i
cili është një gaz radioaktiv, që krijohet si rezultat i shpërbërjes se
uraniumit qe ndodhet ne toke.

Ekspertët saktesojnë se segmenti nga ‘Kinostudio’ deri tek ‘Vasil Shanto’ dhe nga ‘Kinostudio’ deri në ‘Kombinat’ ka rezultuar me përqindje të lartë radoni.

“Vetë radoni, në vendet ku ka përqindje më të lartë të uranit, natyrisht do të ketë mundësi për lëshim si gaz më të madhe. Hapësira të mbyllura sjellin mundësinë për përqëndrime më të larta, që duke u thithur me ajrin, krijon mundësinë që fragmentet pasardhës të radonit që janë materiale radioaktive, si grimca ngelen në traktin respirator. Ato qëndrojnë aty dhe dëmtojnë indet duke sjellë sëmundje të rënda”, thotë Shkëlqim Mema, ekspert i ISHP-së.

Por vete radoni gjate shperberjes se tij ka elemente radiaktive, te cilet shkaktojne kancer te mushkerive tek njerezit

“Banesat që bëhen për çfarëdo lloj funksioni që të kenë ato të kenë parasysh të kenë një monitorim paraprak të situatës. Studimet duhet të jenë pjesë e politikave të zhvillimit dhe të ndërtimit pikërisht për t’u orientuar drejt projekteve që do të ngrihen”, thotë Mema.

Nje problem i madh mbetet mungesa e informacionit tek ndertuesit, te cilet para fillimit te çdo ndertimi duhet te kryejne studimin nese ka ose jo radon ne siperfaqen qe ata ndertojne. Por edhe lendet e ndertimit, te cilat jo rralle merren nga zona apo vende te tjera me permbajtje te larte radoni

Top Channel