Nishani uron të moshuarit

01/01/2013 00:00

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani zgjodhën qendrën
e kujdesit për të Moshuarit në Tiranë për të bërë vizitën e tyre të
parë për vitin 2013.

Çifti presidencial, i cili u uroi te moshuarve nje vit te qete dhe jete te gjate ishte kujdesur me heret qe nata e nderrimit te viteve ne kete qender te ishte sa me e gezueshme dhe ne tryezat e tyre te mos mungonte asgje.

Presidenti Nishani vleresoi permiresimin e kushteve dhe rritjen e cilesise ne kujdesin ndaj moshes se trete, veçanerisht te kesaj kategorie, qe siç tha ai kane nevoje me shume se te gjithe te tjeret per ngrohtesi dhe respekt.

“Jam i bindur që të gjithë atë përkrahje, të gjithë atë përkujdesje që ky staf i mrekullueshëm ju ofron, do ta forcojë akoma edhe më shumë përmes kujdesit dhe dashurisë për ju. Me kujdesin ndaj moshës së tretë çdonjëri ka nderuar veten e tij, prindërit, miqtë dhe njerëzit e afërt. Unë dëshiroj të falenderoj të gjithë ata njerëz që ju gjenden juve pranë në këto ditë festash”, u shpreh Presidenti.

Top Channel