Rreziqet e festës së Vitit të Ri

31/12/2012 15:10

Pak orë përpara ndërrimit të viteve, duke u bazuar edhe nga analiza që i ka bërë viteve të kaluara, policia paralajmeron se perdorimi i fishekzjarreve pa kujdes dhe pa kriter mund të sjellë pasoja për shëndetin e përdoruesve.

Për këtë arsye, policia ka paralajmeruar edhe një herë tjetër qytetarë lidhur me përdorimin e tyre mbremjen e sotme.

“Policia e kryeqytetit, nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve”, deklaroi zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Pothuajse çdo vit, nderimi i viteve eshte shoqeruar me te vdekur ne rruget automobilistike, per shkak te drejtmit te automjeteve nen efektin e alkoolit. Pothuajse i gjithe efektivi i I policies rrugore Tirane, do te jete gjate oreve te nderrimit te viteve ne rruge per te patrulluar.

“Policia ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin tej kufijve të shpejtësisë së lejuar apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike”, deklaroi Katragjini.

Top Channel