At e bir përcillen në banesën e fundit

31/12/2012 00:00

At e bir, të vrarë të shtunën pasdite nga shpërthimi i një granate në qytetin e Divjakës, janë përcjellë për në banesën e fundit.

27-vjeçari Dashnor Gaxho së bashku me të birin 2-vjeçar humbën jetën pasi një granatë që ndodhej në banesën e tyre shpertheu me forcë.

Nga shpërthimi shpëtuan vajza e mitur 4 vjeç dhe bashkëshortja. Ceremonia e varrimit të viktimave është shoqëruar nga një numër i madh banorësh të qytetit të Divjakës.

Familja ku ndodhi tragjedia kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi nga Greqia dhe për shkak të gjendjes së keqe ekonomike 27-vjeçari kishte vendosur të merrej me peshkim.

Ky është dhe dyshimi kryesor i policisë pse granata ndodhej në banesë, sepse do të përdorej për peshkim.

Top Channel