Nëna me dy fëmijët në rrugë

28/12/2012 00:00

Marsela Berisha, 27 vjeçe është një grua, e cila ka dy fëmijë të mitur rritjen e të cilëve duhet ta përballojë e vetme.

Por ky nuk është problemi i vetem i saj. Ajo ka mbetur bashkë me fëmijët në mes të katër rrugeve dhe ka filluar të bëjë gati rrobat për të dalë në qiell të hapur. E braktisur nga bashkeshorti dhe ne pritje te divorcit, nena e dy femijeve thote se kercenohet nga ish-vjehrra qe te dale nga banesa, ne nje kohe qe vendimi me i fundit i Gjykates se Apelit i jep te drejte asaj te jetoje ne kete shtepi modeste vetem 34 metra katrore.

Por ndersa Gjykata e Apelit deklaron urdhërin e menjëhershem te mbrojtjes për gruan dhe dy djemte e saj, gjyqtaret urdhërojnë gjithashtu largimin nga banesa te ish-vjehrres dhe te bashkëshortit, vendim qe ne praktike rrezikon te aplikohet kundër gruas dhe dy djemve te saj te vegjel.
 
“Gjykata e Apelit ka vendosur që unë të qëndroj në shtëpi dhe të largohen nga shtëpia ish-vjehrra dhe ish-bashkëshorti, por mesa duket këta duan të më nxjerrin mua edhe pse kam një vendim gjykate për të qëndruar”, thotë gruaja.

Por ndersa ka siguruar kete vendim te formes se prere gruaja ka hasur ne nje tjeter cudi, ka konstatuar se shtepia nderkohe eshte shitur pa dijenine e saj.

Dy gjykata, ajo e Shkalles se Pare dhe Apeli thone ne dokumenta se te largohet vjehrra, Deshira Berisha dhe Elton Berisha nga apartamenti ne bashkepronesi edhe te shtetases Marsela Berisha dhe se shkelja e ketij vendimi perben veper penale. Por vjehrra ka shitur shtepine da dijenine e saj si bashkepronare dhe kjo pritet te jete nje objekt tjeter hetimi per noteret qe kane firmuar nje akt te tille.

Top Channel