Një ngjarje e rëndë ndodhi të mërkurën, në orët e darkës në qytetin e Shkodrës
në familjen Luca, ku festa është kthyer në tragjedi. Një vajze 14 vjeç
dhe babai i saj humbën jetën të shkrumbuar nga flakët që pushtuan
shtëpinë, ndërsa zonja e shtëpisë është në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e policisë janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.Familja Luca po festonte Shen Gjonin nje feste qe kujtohet çdo date 26 Dhjetor nga banoret e zones se Dukagjinit.

Rreth ores 22 banesa e tyre ne lagjen Qafehardhi në Shkodër eshte perfshire nga flaket.Banore, zjarrfikesit dhe forcat e policise jane vene ne ndihme por zjarri i rene ka qene fatal, vajza 14 vjeçe Silvana Luca dhe babai i saje Dede Luca 53 vjeç jane shkrumbuar nga flaket, ku dhe kane humbur jeten brenda pak minutave ndersa nena e vajzes Tone Luca 43 vjeçe ka marre plage serioze ndodhet ne gjendje kritike per jeten ku eshte derguar per ndihmë mjeksore te specializuar ne Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes, nga hetimet e para ka hedhur dyshimet se rrjedhja nga bombola e gazit duke bere kontakt me nxehtesine apo rrymen elektrike ka provokuar nje shperthim te forte dhe perhapjen e gazit e flakeve ne gjith shtepine.

Nje tjeter shperthim bombole gazi ndodhi po dje ne qytetin e Elbasanit, por fatmiresisht pa viktima. Ne banesen ku jetonte e vetme nje e moshuar shperthyen flaket per shkak te nje bombole gazi difektoze. Drejtuesit e reparteve zjarrfikese bejne thirrje qe bombolat e gazit te merren vetem ne vendet e licensuara dhe te kolauduara pasi defektet shkaktojne tragjedi.

Top Channel