Berat, mungojnë ushqimet

27/12/2012 00:00

Të paktën 27 persona që janë strehuar në qendrën rezidenciale “Unë jam si ju”, në qytetin e Beratit, ndodhen në gjendje aspak normale për shkak të mungesës së fondeve. Në këtë qendër strehohen personat me aftësi mendore dhe fizike të braktisur.

Personeli i kësaj qendre ka mundur të ushqejë këta persona vetëm falë donacioneve që biznese apo lokale të ndryshme në Berat japin.

Por situata është rënduar edhe për shkak të mungesës së ngrohjes, ndërsa mungojnë edhe kushtet higjenike të nevojshme për shkak të mosfunksionimit të dusheve.

“Lavanderia s’punon, dushet janë probleme dhe dritat me telefonin janë të papaguara. Edhe lekë për fëmijët s’kemi”, deklaron Irfan Myftari, drejtor i qendrës.

Mungesat janë të mëdha për këta persona, duke nisur me ushqimet dhe veshjet. Për shkak të mangësive të mëdha fizike dhe mendore, ata nuk janë në gjendje të kujdesen për veten. Ndërkohë që pjesa më e madhe kanë edhe karrike lëvizëse të shkatërruara.

Top Channel