Shkodër, zhduken dy të rinj

26/12/2012 00:00

Dy vëllezër Alfons e Paskualin Kolndreaj, 20 e 21 vjeç nga fshati Stajk i Shkodrës, janë shpallur në kërkim si të humbur nga policia e Shkodrës.

Dyshimet e policis  janë që dy vëllezërit mund të kenë pësuar aksident  duke përfunduar në lumin Drin, pas dëmtimit të një muri mbrojtës rrugor pranë vendit të quajtur Kthesa e Beltojës. Por ende as automjeti dhe as përsonat nuk janë gjetur.

Një grup polumbaresh të RENEA-s kanë mbërritur nga Tirana të mërkurën në mëngjes ku po kërkojnë nëse automjeti ka rënë në ujë.

Sipas familjarve dy vëllezërit kanë dalë në 3 të mëngjesit natën e Krishtlindjeve dhe janë parë duke lëvizur me shpejtësi.

Top Channel