Nishani pret njerëzit e medias

22/12/2012 00:00

Për presidentin Bujar Nishani ky është viti i parë kur ka privilegjin
t’u urojë shqiptarëve festat e fundvitit nga posti i kreut të shtetit.

Dhe për të hapur ceremonitë festive, që janë shndërruar në traditë, presidenti Nishani zgjodhi të parët gazetarët dhe drejtuesit e mediave shqiptare. Presidenti Nishani, i cili shoqerohej nga Zonja e Pare, Odeta Nishani vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të medias në ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe premtoi mbështetjen e tij për rritjen e rolit dhe lirisë së medias në Shqipëri.

“Prandaj do të desha të jem pjesë e të gjithë asaj armate të madhe të qytetarëve të shoqërisë sonë, që ju inkurajon, ju mbështet, ju nxit dhe ju vlerëson në misionin tuaj, në radhë të parë, por edhe në punën tuaj të përditshme”, tha Nishani.

Presidenti Nishani, i cili tha se do te donte qe gazetaret te ishin keshilltaret e tij te perditshem, inkurajoi njerezit e mediave, qe me profesionalizem, te jene zeri i qytetareve, duke nxjerre ne pah kritikat dhe problemet.

“Do të dëshiroja që përfaqësuesit e medias që të jenë gjithmonë e më shumë aktivë, gjithmonë e më shumë kritikë, gjithmonë e më shumë të orientuar nga analiza e komentet e të gjithë fushave, në mënyrë që shoqëria shqiptare të jetë gjithmonë në nivelin që meriton të ketë një shoqëri ambicioze për të ardhmen e saj dinamike në jetën shoqërore, politike, sociale, kulturore të vendit”, tha Nishani.

Duke vene ne dukje se vitin e ardhshem ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare, Presidenti Nishani u kerkoi perfaqesuesve te medias te mos lene ne hije problemet e përditshme të qytetarëve.  

Top Channel