Rama: Të përmbysim botën e vjetër

21/12/2012 00:00

Sekretariati i Rinise në Partinë Socialiste përmbyll turin e ManiFEST
për 2012 në qarkun Vlorë me pjesëmarrjen e mijëra të rinjve socialistë.

Kjo levizje nisi ne Janar te ketij viti me fushaten e anëtaresimeve RE FRESSH, garën më primare për drejtuesit e rinj, dhe se fundi ManiFEST për mobilizimin e te rinjve në zgjedhjet e ardhshme. Kreu PS-së Edi Rama është shprehur nga Vlora se  2013-ta është viti i ndryshimit.

“Në 23 qershor ne do ta përmbysim këtë botë që na është imponuar përmes votave të vjedhura, përmes padrejtësish të përditshme, përmes mungesës së plotë të vizionit,të projektit, të ideve dhe të aftësive për ta çuar Shqipërinë aty ku meriton, në familjen evropiane si anëtare me të drejta të barabarta të asaj familjeje dhe për t’i dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve të këtij vendi që nesër të mos jenë qytetarë të dorës së dytë të Bashkimit Europian, por të jenë evropianë mes europianëve të shkolluar, të stërvitur, të gatshëm që të përballojnë rrugët e gjera të konkurrencës jo vetëm brenda Shqipërisë po kudo nëpër gjithë Europën. Në 23 qershor bota jonë, bota shqiptare, këtu në Shqipëri do të ndryshojë dhe do të ndryshojë për të marrë Shqipëria drejtimin e duhur”, tha Rama.

Nga Vlora, Edi Rama shpalosi vizionin e PS-së për një Shqipëri ndryshe nga ajo e sotmja.

“Një Shqipëri që të ketë punësim real, jo rritje të papunësisë. Një Shqipëri të ketë mbështetje për çdo ide për të bërë biznes dhe jo shkatërrim të biznesit në emër të një grushti klientësh të pushtetit. Një Shqipëri që të ketë taksim të ndershëm dhe jo taksë të sheshtë që bën që mësuesit të paguajnë më shumë taksa se ministri arsimit, apo polici të paguajë më shumë taksa se ministri i brendshëm. Një Shqipëri ku shërbimet merren sipas nevojave jo sipas xhepit, ku gjithkush që ka nevojë për kujdes shëndetësor ta marri atë kujdes dhe pse mund të jetë i papunë dhe për pasojë i pasiguruar. Apo dikush që dëshiron të shkojë më tutje, të arsimohet më shumë  të mund ta bëjë këtë edhe sikur familja e tij të jetë e varfër sepse arsimimi nuk është një e drejtë që blihet po është një e drejtë që ganartohet për të gjithë. Për të gjithë ata që duan të shkojnë përpara, që kanë talentin e nevojshëm pavarësisht se mund të mos t’i kenë paratë e nevojshme. E pra një Shqipëri ku ne të gjithë gjithë së bashku të mund të themi, po ishim ne të gjithë së bashku që kthyhem një faqe dhe hapëm një faqe të re në historinë tonë”, tha Rama.

Top Channel