Pogradec, burg pa afat 19-vjeçarit vrasës

21/12/2012 00:00

Gjykata e Pogradecit vendosi masën e arrestit burg pa afat për 19-vjeçarin Xhensil Lipo, i akuzuar për vrasjen e 38-vjeçarit, Erjon Ibi.

Lipo u arrestua dy ditë më parë nga uniformat blu të Pogradecit si i dyshuari kryesor i vrasjes së 38-vjeçarit Ibi, baba i dy fëmijëve të mitur.

Trupi i pajetë i Ibit u gjet në një kanal në afërsi të banesave të fshatit Çërravë. Pas ekspertizës, policia tha se ai kishte gjetur vdekjen nga goditjet me sende të forta pas koke.

Thellimi i hetimeve zbardhi se natën e krimit kishte ndodhur një zënkë  për motive banale në një lokal të fshatit Çërravë mes 19-vjeçarit nga fshati Leshnicë dhe viktimës. Pas debatit, mendohet se 19-vjeçari e ka ndjekur 38-vjeçarin nga pas. Me ta arritur në një zonë larg banesave, e ka goditur atë befasisht disa herë me gurë pas koke dhe më pas ka mbuluar trupin me mjete rrethanore në një kanal aty pranë.

Top Channel