“Mbarojnë” femrat në Shqipëri

19/12/2012 00:00

Përmbyset raporti midis femrave dhe meshkujve në Shqipëri. Ndryshe nga
sa ka qenë raporti normal për dominimin e femrave ndaj meshkujve, sipas
studimeve të kryera tashmë po dominojnë meshkujt.

Raportet tregojne se per 100 femra, lindin 112 meshkuj.Edhe regjistrimi i fundit i popullsise tregon qe popullsia nen 5 vjeç eshte 110.2 meshkuj per 100 femra.Ekspertet e ngrene me shqetesim nje gje te tille duke nxjerre si shkak kryesor perzgjedhjen selektive te seksit te bebeve, duke preferuar meshkujt e duke abortuar  bebet vajza.

“Duke patur parasysh dinamikën e zhvillimit të popullsisë, që domethënë që pas 20-30 vitesh këta fëmijë që janë do të jenë në moshën adulte kjo ka pasoja të disa përmasave. Në radhë të parë pasoja e parë demografike është se do të ketë një tkurrje të tregut të martesës ku do të ketë më shumë meshkuj se femra. Duke patur parasysh se meshkujt e një gjenerate të martohen me një gjeneratë tjetër i bie të shtohet ky numër dhe të tkurret akoma më shumë tregu i martesës. Ka një tjetër një tjetër pasojë, që mund të shtyjë akoma edhe më shumë emigracionin”, thotë Arjan Gjonca, demograf.

Perzgjedhja perinatale e seksit është ngritur me shqetësim për Shqipërinë edhe në Asamblenë Paralamentare të Këshillit të Europës vitin e kaluar. Por nga ana tjeter drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero thekson se në Shqiperi eshte i ndaluar me ligj aborti pas tre muajve te shtatzanise, kohe kur eshte i pamundur evidentimi i seksit te foshnjes.

“Ministria e Shëndetësisë e konsideron ndërprerjen e shtatzanisë me qëllim përzgjedhjen e seksit, si një veprim absurd, moralisht dhe ligjërisht të dënueshëm. Në janar të vitit që vjen fillon zbatimi përfundimtar i ligjit në raport me licensimin e klinikave apo të institucioneve të licensuara edhe për abortet në Shqipëri. Në dijeninë time, deri tani funksionojnë tre apo katër klinika të tilla të licensuara, afati i të cilave përfundon në janar të vitit të ardhshëm. Ministri i Shëndetësisë Tavo ka urdhëruar ngritjen e një task force, e cila do të monitorojë, kontrollojë zbatimin e përpiktë të këtij ligji veçanërisht në raport me abortin”, tha Pipero.

Studimi mbi raportin e paekuilibruar midis sekseve ne lindje ne Shqiperi u prezantua në një konference dhe u mbeshtetet nga UNFPA,World Vizion dhe Ministria e Shendetesise.

Top Channel