Paraplegjikët pa pagesa

18/12/2012 00:00

Personat me aftësi të kufizuara që prej tre muajsh nuk kanë marrë ende pagesën e aftësisë së kufizuar të sanksionuar me ligj.

Ndonëse në disa qytete ata kanë marrë pagesën e një muaji, më problematike është situata në shumë komuna, të cilat ndonëse nuk kanë shpërndarë tre muaj, vazhdojnë dhe thonë se nuk kanë fonde.

“Unë dua të shpreh shqetësimin e thellë të Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, për mosrealizimin e pagesave të tyre në një numër të madh komunash dhe bashkish, veçanërisht në zona të thella dhe periferike. Jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e shtetit ligjor, pasi këto nuk janë pagesa që rrjedhin nga kontrata, por janë detyrime që rrjedhin nga ligji dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji janë të zbatueshme te ekzekutueshme, pa asnjë diskutim, pa asnjë pengesë. Askush nuk mund të thotë që nuk e paguaj, se s’kam para, nuk e paguar se nuk u çelën fondet”, tha Sinan Tafaj, kryetar i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.

Tafaj tha se do te ndiqen te gjitha hapat ligjore per te çuar ne vend kete te drejte legjitime te personave me aftesi te kufizuara.

“Të gjitha këto lloj pengesash kanë karakter subjektiv dhe do t’i nenshtrohen gjykimit penal. Ne jemi të vendosur që edhe në rast të një vendimi të organit të akuzës për mosfillimin e çështjes penale do ta ankimojmë këtë në sistemin gjyqësor”, theksoi Tafaj.

Lidhur me vonesat e pageses se paaftesise ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili nepermjet nje letre i  kerkon Ministrise se Punes dhe asaj te Finances te marrin masa per levrimin menjëherë të fondeve per pagesen e vonuar te personave me aftesi te kufizuara menjeher per zgjidhjen e ketij problemi dhe t’u jepet prioritet kesaj kategorie ne programimin e fondeve.

Ne leter bashke me rekomandimet drejtuar dy ministrive theksohet se: Në bazë të Ligjit Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale është autoriteti përgjegjës për programimin e fondeve të pagesës për personat me aftësi të kufizuar. Ajo harton dhe paraqet pranë Ministrisë së Financave nevojat për fonde nga buxheti për pagesën për personat me aftësi të kufizuar.Nderkohe qe pas rekomandimeve Avokati i Popullit pret pergjigje nga keto dy institucione.
                                  

Top Channel