Unaza e re e Fushë-Krujës

17/12/2012 00:00

Unaza e Fushë-Krujes, që lidh këtë qytet edhe me Krujën dhe komunat
përreth është drejt përfundimit. Ky segment i sherben te pakten 40 mije
banoreve te zones.

Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Gjendja e mëparshme e unazës ka qenë me gropa dhe me vështirësi kalimi, ndërsa u vlerësua për riskonstruksionin e saj.

Unaza e re është e asfaltuar me një gjerësi që varion nga 6-7 m dhe me bankina anësore në të dy krahët 0.75 m. Sipas ekspertëve ky segment rrugor është projektuar dhe ndërtuar për të përballuar një trafik të dendur dhe mjete të tonazhit të lartë.

Top Channel