Drama pas dhunës së radhës në familje

17/12/2012 17:25

Xhelozi,  zënka familjare që shkojnë deri në akte dhune. Dhunë që kalon shumë kufij, që nuk  kursen as gratë shtatzanë.

Në një situatë normale, 28-vjeçarja Rudina Iliazi nga Korça, duhet të ishte një grua e cila për tre muajt e ardhshëm duhet të kishte gjithë vëmendjen e familjes së saj, veçanërisht të bashkeshortit, pasi do të bëhej sërish nënë.

Në fakt, nuk ndodhi kështu. Gjatë një zënke të momentit me bashkëshortin, Rudina ka lënë ambientet e shtëpisë ku jetonte me prinderit e Olsi Iliazit, për të shkuar tek prindërit e saj.

Edhe pse situata ishte e tensionuar midis çiftit, “gjakrat” nuk jane ulur, duke bërë që konfikti të transferohej në familjen e prindërve të 28-vjeçares. Olsi, pasi gjeti vendndodhjen e saj, e humbi arsyen duke  e degraduar konfliktin në dhunë ekstreme, e duke i lënë plagë që për pak rezultuan fatale për bashkëshorten.

“I lutesha vetëm për fëmijën që kisha në bark”, thotë ende duke qarë në spitalin ku po trajtohet Rudina.

Pas ngjarjes, 34-vjeçari u arrestua nga efektivet e policise, ndersa Rudina u dergua menjehere ne Spitalin e Korces, ku fale nderhyrjes se mjekeve, foshnja ne bark nuk kishte pesuar asnje demtim.

Gjendja psikologjike e Rudines eshte shume e ngarkuar, ajo ende nuk e ka mbledhur veten nga tronditja. Nga ana tjeter, prinderit e Olsit denojne aktin e te birit dhe kerkojne qe situata mes çiftit te normalizohet, duke shpresuar qe nusja ta fale djalin e tyre i cili tashme perballet me akuzen e plagosjes se rende.

Ne nje gjendje jo te mire psikologjike eshte dhe mamaja e Olsit. Ajo i pergjerohet nuses per falje dhe shpreson qe akuzat ndaj te birit te lehtesohen.

“Unë jam mamaja e Olsit dhe jam shuëm e tronditur, për djalin një herë, që më tha hajde të të puth sot për herë të fundit. I bëj apel nuses, që e dua si vajzën time, që për pesë vitet që ka kaluar me djalin mos t’i harrojë dhe ta falë djalin për hir të fëmijëve”, deklaroi nëna e agresorit.

Lutjet e nje nene per nje nene. Gjithë kjo dhembje, gjithë keta lot, gjithë kjo situate qe sido qe te zgjidhet do te lere gjurme tek gjithe pjesetaret e kesaj familjeje qe sot duhet te ishte duke pritur me gezim foshnjen e re.

E vetmja pyetje ne kete situate eshte: Perse zgjidhet dhuna kaq shpesh si mjet komunikimi e denimi ne familjet tona? Kur do te fillojme te sillemi ndryshe duke filluar kete here nga familja e pastaj ne shoqeri?

Top Channel