Armët krahut ndaj bandave

17/12/2012 20:20

Afërsia me Tiranën duhet t’u jepte një fat më të mirë, por përveç fjalëve, duket se asgjë tjetër nuk ka kaluar këtyre anëve të pas Dajtit.

Lënia mënjane e aksit rrugor të Shën-Gjergjit te zhyt ne disa kthesa e tatepjeta te fshehura mes bimesise se dendur.

Derja shfaqet si nje vegim i se shkuares, me shtepite qe lartesohen si çibane shekullore diku te braktisura e diku te jetesuara nga banoret e mbetur.

Ne te dyja rastet, imazhi që regjistrojnë kamerat e reportazhit të përjavshëm të së hënës, « Shqipërisë Tjetër », është i njejte mes lagjeve te mpakura.

Fshati prej me shume se një viti e gjysem vuan edhe mungesen e energjise elektrike a thua se problemet e tjera nuk ishin mjaft per t’i ndrydhur mbijetesen, ketu pas kurrizit te Tiranes. »

« Problemi kryesor janë dritat. Pa to nuk jetohet. Pse nuk ka drita fshati Derje ? i vodhen transformatorin dy here », thotë një banor.

« Po, çfarë te besh nga e keqja eshte nga sikleti eshte. Duhet te rrish patjeter. Duhet te marresh qiri, duhet te marresh vajguri. Njerez jemi edhe ne, nuk e di shume e veshtire eshte », shprehet një tjetër fatkeq, fati i të cilit është i lidhur me skamjen dhe harresën që shtrihet vetëm pak kilometra nga kryeqyteti.

E sikur te mos mjaftonte çorba e halleve e ngjeshur thellshem pas jetes se banoreve, prej kohesh bandat jane leshuar ne fshat. Grabitjet, vjedhjet, kercenimet, e deri djegjet e shtepive pasojne njera-tjetren.

Fshtatarët na thonë se ne dy javet e fundit jane djegur te pakten pesë shtëpi te banoreve te larguar. Disa nxjerrin tym ende pas nje nate nen flake , ndersa gjithcka behet edhe me e frikshme kur ne mes te dites kur ne ndodhemi diku jo larg qendres se fshatit nje tjeter shtepie i vihet zjarri.

« Nuk dime asgjë. Me nje fjale kemi frike edhe vete, kemi frike te rrime ne shtepi njehere shqip muhabeti, duhet te flajme me radhe », të thotë një banor i frikësuar.

Keqberesit largohen tinëz, askush këtu nuk di të thotë se nga vinë e çfare janë, perveç faktit se kjo gje po ndodh perdite e më shpesh. Ndaj dhe banoret kane hedhur armet kraheve dhe prej kohesh kane nisur te organizojne krejt vetë mbrojtjen e fshatit te tyre.

E veshtire te besosh se Tirana gjendet vetem grimca kilometrash me tej. “Nuk di si t’ia vesh emrin, nuk e marr vesh si mund ta imagjinoj qe pershembull te jete fshati pa drite, e qe mos preokupohet njeri per driten qe eshte jeta e çdo njeriu. Nuk dimë as kush është gjallë, as kush vdiq dhe as kush është sëmurur”, të thonë në Derje.

Jo larg , fshati i rradhes Domi duket nje fotokopje e Derjes. “Nuk bëhen ndertime se nuk ka rruge, nuk ke me çfarë të sjellësh materialet. Po te kete material ka dhe ndertime se keto jane te gjitha shtepia te vjetra qe jane ndertuar qe ne kohe para 150 vjetesh? Keshtu qe nuk nderton njeri pa rruge”, shprehet një vendas.

Pasiguria ka hedhur rrenje edhe ketu, e mpleksur me nje varferi te hidhet e qe s jep mundesi per thuajse asgje. Braktisje, harrese, si nje refren i perseritur e i perseritur deri ne agoni.

Per ne Fag, fshatin e radhes, na duhet te udhetojme te pakten 40 minuta ne kembe ne nje tatepjete qe duket sikur nuk ka fund kurre.

Banoret rrudhin krahet ndoshta sepse kjo u ka mbetur per te treguar gjendjen, veshtiresite e gjithçka tjeter mbi te cilen duhet te ngrene jetet e tyre.

“ Ne çfare gjendje eshte sot fshati? Sot eshte ne gjendje shume te keqe, shume te dobet si ja bejne banoret? Me shumë sakrifica jetohet këtu », thotë një banor.

Ata merren me pak blegtori e pak bujqesi, edhe keto ne nivelin me minimal, te mjaftuesheme vetem per pak frymarrje e asgje me shume.

« Kur kërkojmë, na thonë që t’ia kishim kërkuar më parë komunizmit apo që nuk kanë nge për këtë punë », ankohet kryeplaku i fshatit.

Edhe pse nuk eshte kohe lufte, nuk eshte kohe betejash, perballjesh, banoret edhe këtu duhet te ngrene mbrojtjen e fshatrave vetem mbi shpatullat e tyre.

“Eshte turp te degjosh vjedhje, e me ndejt ne dispozicion, me ndejt nate e dite. Edhe diten kane shkuar me i vjedh gjera barinjeve. Kaq duam ndihme nga shteti qe te na siguroje te pakten », thirrja e dëshpëruar që bëjnë në Fag.

Nata fillon të bjere e Fagu, Derja, Domi por edhe Parpunji fshihen pas erresires, që zbret ngadale duke u shkrire e humbur tej si në nje legjende me kryet e lodhura të banoreve.

Top Channel