Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka akuzuar kreun e Partisw
Socialiste Edi Rama se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke folur në konferencën e Partise Republikane të degës së Tiranës, Mediu i ka bërë apel opozitës të reflektojë dhe të votojë ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin e vendit.

Sipas tij politika duhet të lërë mënjanë dallimet politike dhe të punojë për interesat e vendit. “Në 100-vjetorin e Pavarësisë ne patëm një shans për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE por kjo nuk u realizuar për shkak të një sfide politike, për shkak të lojës së opozitës në dëm të shqiptarëve. Për interesa partiake Rama dhe Partia Socialiste nuk votuan 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe justifikimi fsheh një kënaqësi për mosmarrjen e statusit dhe për të ndjekur një linjë që është inekzistente. Bashkimi Europian na kërkon të votojmë 3 ligjet që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit prandaj është momenti që Rama dhe PS-ja të reflektojnë që t`i japim shqiptarëve atë që kanë ëndërruar dhe atë që kanë merituar”, tha Mediu.

Top Channel