Arvizu: Nuk ka ndryshim kufijsh

14/12/2012 00:00

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka zgjedhur konferencën e 15-të të
Këshillit mbi Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, për t’i tërhequr
vëmendjen politikës shqiptare për aktivizimin e toneve nacionaliste.

Duke konsideruar Shqiperine, nje vend me nje tradite te lavderueshme per fqinjesi te mire ne keto 100 vjet shtet te pavarur dhe shqiptaret, si popullsi qe sot ne çdo hapesire te rajonit jane te lire, diplomati amerikan paralajmeroi se permes retorikave nacionaliste vendi mund te hyje në një lojë të rrezikshme.

“Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike nëse zgjohen njëherë, janë të vështira në mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Eshtë e demosdoshme që personat përgjegjes të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise”, tha Arvizu.

Duke pare rolin pozitiv qe qeveria e Shqiperise ka luajtur tradicionalisht ne ruajtjen e marredhenieve te mira me fqinjet, nxisim drejtuesit e saj qe te jene te qarte ne kete element. Zgjedhjet nuk duhet te jene justifikim per te derguar mesazhe te perzjera.

Si pasoje e ketyre deklarave, shtoi Arvizu dy vende fqinje me Shqiperine anuluan pjesemarrjen ne festimet per 100-vjetorin e Pavaresise. Kjo mund te duket nje pasoje e vogel tha ai, por kjo pengon marredheniet mes fqinjeve dhe ben qe zgjidhja e çeshtjeve te pazgjidhura te behet shume e veshtire.  

Arvizu ishte i drejtperdrejtë edhe ne referimin kundrejt Aleances Kuqezi, kur cilesoi nismen e saj per referendum per bashkim kombetar antiintegruese.

“Me lejoni te jem i qarte si kristali, Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e mbeshtesin ndryshimin e kufijve kombetare ne rajonin e Ballkanit. Çdo perpjekje per ta bere kete eshte kunderproduktive dhe detabilizuese”, theksoi Arvizu.
 
Në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte edhe Gjermania.

Rama: Deklarimet e SHBA, këmbanë alarmi

Kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet rrjetit social Tëitter i komentoi si këmbanë alarmi deklarimet e ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu.

“Mesazhi i ambasadorit te SHBA per perçartjet nacionaliste kembane alarmi.Bashkimi Kombetar s’vjen nga rruget e vjetra te mllefit destruktiv”, thotë Rama.

Po për këtë çështje në një tjeter mesazh kryesocialisti Rama shprehet se “fantazmat e nacionalizmit turbofolk te se shkuares s’kane me vend ne rajonin tone”. Rama sugjeron se duhet ta bejme Bashkimin Kombetar permes rruges se re te Europes. Rama shpreh mirnjohje për atë çfarë kanë bërë deri më sot SHBA për Shqipërinë kur thotë se “shqiptaret jane sot te lire fale mbeshtetjes amerikane e mirkuptimit europian.Kurre s’mund t’i cenojme keto”, thekson shefi opozitës shqiptare, me politika te vjetra rrenuese.

 

Top Channel