Pas suksesit me projektin “Ngri Flamurin”, PS nëpërmjet rrjetit social
Facebook ka lancuar një tjetër iniciativë e quajtur “Fotografo
Ndryshimin”.

Këtë iniciative kryesocialisti Rama e ka komentuar si nje tjeter interesim te opozites ndaj te rinjve ne menyre per te festuar se bashku festat e fundvitit. Endri Fuga, drejtor i Komunikimit në PS shpjegon se çfare synohet të arrihet nëpërmjet këtij konkursi.

“Ajo cka kemi vënë re është se fotografia është një nga elementët më të përdorur në rrjetet sociale, ndaj nisma jonë synon që të gjithë të rinjtë nga moshat 15 deri 25 vjec, përmes një fotografie që shpreh ndryshimin apo nevojën për ndryshim, të marrin pjesë në këtë konkurs. Krahas të rinjve që mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në këtë nismë duke postuar fotografinë që ata mendojnë se përfaqësojnë ndryshimin, të gjithë të tjerët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë nismë duke bërë ‘like’ një foto të caktuar dhe në këtë mënyrë të jenë vendimmarrës të fituesve të nismës”, tha Fuga.

Pese fotografite qe do te marrin me shume pelqime ne Facebook do te shpallen fitues dhe do te perfitojne nga nje iPad. Konkursi do te jete i hapur deri me 23 Dhjetor ndersa fituesit do te shpallen ne nje ceremoni me 26 dhjetor.

Top Channel