Meta, kritika Qeverisë për Beratin

13/12/2012 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mbështeti të
zgjedhurit vendorë të LSI-së, të cilët kërkojnë me anë të një rezolute,
që përfaqësuesit e saj në qeverisje të ndërhyjnë për thellimin e
reformës që e bën pushtetin lokal më autonom nga pikëpamja financiare.

Disa nga kerkesat e te zgjedhurve vendore te LSI-se, qe zoti Meta i mbeshteti jane heqja e barrierave ligjore per vendosjen dhe mbledhjen e taksave dhe tarifave lokale apo lejimi i marrjes se kredive nga bashkite apo komunat per te perballuar punet publike. Kreu i LSI-se u tregua kritik per nderhyrje te herepashershme nga Qeveria qendrore qe cenojne autonominë lokale, si dhe shprehu publikisht pakenaqesine qe, sipas tij, projektbuxheti i vitit 2013 eshte diskriminues per Qarkun e Beratit. Kur foli per kete çeshtje dhe permendi disa segmente rrugore, zoti Meta nuk hezitoi te perfshihej shkurt edhe ne debatin per heqjen e nje mandati per deputet ne qarkun e Beratit.

“Qarku i Beratit pakesohet me nje deputet, qe per mendimin tim nuk eshte shume bindes, por ky nuk eshte shqetesimi yne, sepse ne e kemi deputetin te sigurt. Por, njekohesisht, ajo qe me shqeteson eshte nje planifikim pothuajse zero per akset kryesore te zhvillimit te qarkut, rikonstruksionin e rruges Lushnje-Berat, qe eshte ne nje gjendje te tmerrshme”, tha Meta.

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta i beri keto verejtje, kur nga konferenca e te zgjedhurve vendore te LSI-se, e cila prej 4 vjetesh eshte ne bashkeqeverisje me nje parti te qendres se djathte, paralajmeroi se ne kete kohe te krizes globale ekonomike, LSI-ja pritet te paraqitetet ne zgjedhje me nje program te vetin, qe sic e pershkroi Ilir Meta, duket nje program me afer qendres se majte dhe me i ndryshem sesa qeverisja aktuale.

“Ne po shkojme drejt zgjedhjeve 2013 me besim te plote qe do te ofrojme nje alternative teper realiste, me kembe ne toke, se vendi ka te gjitha mundesite, qe me nje administrim me efikas, me gjitheperfshires, me transparent te rikthehet ne nje rritje ekonomike me te larte dhe te qendrueshme dhe njekohesisht ne politika rishperndarese me te drejta, me efikase, qe ndihmojne te gjithe qytetaret per te ecur perpara dhe per te ecur me shpejt”, tha Meta.

Top Channel