“Manifesti i FRESSH” në Lezhë

13/12/2012 00:00

“Unë jam FRESSH”, iniciativa me e re e të  rinjve eurosocialistë
shqiptarë, manifesti i “FRESSH” është një projekt interaktiv, prezantuar
përpara të rinjve lezhianë.

Drejtuesit e FRESSH thonë se ky projekt me shumë dimensione synon veç bashkimit të çdo të reje e të riu që kërkon ndryshimin ka edhe ambicjen dhe shpresën për të jetuar në një Shqipëri më të mirë.”Ne duam t’i japim mundësi vajzave dhe djemve të këtij vendi që përmes talentit të tyre t’ja dalin. Sepse ne jemi të bindur që së bashku mund t’ia dalim”, keshtu u deklaroi Edi Rama para te rinjve te Lezhes.

“Manifesti i te rinjve eurosocialiste pati keshtu nje tjëter sukses duke u shenderruar ne vendin ku vizioni i te rinjve merr forme bashke me deshiren per tluftua realitetin mbytes”, tha Rama.

Rama me tej tha se ne rradhe te pare Shqiperia duhet te fitoje pavaresine nga korrupsioni nga injoranca nga varferia dhe papunesia.

“Shqipëria e festoi 100-vjetorin e pavarësisë. Por Shqipëria sot duhet të fitojë pavarësinë nga korrupsioni. Pavarësinë nga injoranca, pavarësinë nga varfëria dhe papunësia. Kjo është pavarësia që na duhet sot dhe për këtë pavarësi ne do të luftojmë së bashku dhe këtë pavarësi do e fitojmë duke e bërë vitin 2013 vitin e ndryshimit”, tha Rama.

Erjon Veliaj, Sekretar për Rininë dhe Emigracionin në PS tha se kjo fushatë e të rinjve eurosocialistë që po përhapet nga Tirana në cdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje e në cdo gjimnaz, është një nismë që ka nisur për të bashkuar çdo të ri që do ndryshimin deri në fitoren e zgjedhjeve 2013.

Top Channel